Të fundit

Tifozët e Kukësit futen në fushë dhe sulmojnë policin (video)

Superliga shqiptare e futbollit nisi javën e 25-të. Kjo e dielë sportive nuk ishte e zakonshme në Kukës, pasi tifozët u futën në fushë, ndërprenë ndeshjen dhe goditën një polic, para se të merrej vendimi për zbrazjen e stadiumit.

Ishte minuta e 65-të kur Agim Zeka shënoi golin e dytë për Erzenin, gol që i dha epërsinë shijakasve 1-2 përballë vendasve të Kukësit. Me sfidën që vlente për zonën e ftohtë dhe pikët aq shumë të domosdoshme, tifozët u bënë protagonistë dhe u futën në fushë.

Ndërhyrja e sigurisë dhe policisë shmangu më të keqen, teksa dueli më pas vijoi me stadiumin e boshatisur pas një ndërprerje për afro 20 minuta. Në fund ishte Erzeni që fitoi 1-2 me gola të Kahrimanovic dhe Zekës në pjesën e dytë, duke përmbysur golin e Salamit në të 30 minutë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci