Të fundit

Hoti – Kurtit: Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh

Ish-Kryeministri Avdullah Hoti ka dalë me një reagim pasi në Bruksel deklaruan se Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e nesërm, ku do të diskutohet çështja e dinarit. Sot gjatë ditës Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se do t’i përgjigjet ftesës.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro). Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

Zëvendëskryeministri Bislimi javën që shkoi tha se ka refuzuar ftesën e Lajçak për dialog për dinarin duke e akuzuar emisarin se ajo ishte bërë pa dakordim.

Sidoqoftë ish-kryeministri Hoti ka akuzuar Qeverinë se tani po pranon që këtë çështje ta diskutojë në dialog me Serbinë.

Hoti madje ka përdorur referencën e famshmë të Kurtit të para 4 viteve “ti mundesh pastaj s’mundesh se të shkarkojnë” kur kishte shkarkuar Agim Veliun duke thënë asokohe se ministri i LDK’së kishte dalë me qëndrim kundër Kryeministrit (Kurtit) rreth shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend në pandemi.

Duke e përdorur këtë deklaratë Hoti ka thënë se “mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh.”

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci