Të fundit

Pasi e kënaqi në Podujevë, Shpejtim Bulliqi shkon në Leposaviq

Pas punëve të pakryera e projekteve të dështuara, kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit i del kohë për vizitë në komunën e Leposaviqit, të udhëhequr nga Lulzim Hetemi.

Sot gjatë ditës ai ka qenë në Leposaviq, ku bashkë me Hetemin thotë se diskutuan për shumë çështje të rëndësishme për të dyja komunat.

“Gjatë ditës vizitova Komunën e Leposaviqit, ku u prita nga kryetari Lulzim Hetemi, me ç’rast diskutuam për shumë çështje të rëndësishme për të dyja komunat tona. Biseduam për çështjen e sigurisë, infrastrukturës, arsimit dhe shërbimeve publike”, shkruan Bulliqi.

Ai tregon edhe për një falënderim që mori nga Hetemi.

“Kryetari Hetemi më falënderoi për mbështetjen e ofruar nga zyrtarët e komunës sonë për zhvillimin e procedurave të prokurimit dhe rekrutimit të shërbyesve civil në Komunën e Leposaviqit. Ndërsa unë e falënderova për pritjen e ngrohtë dhe i ofrova mbështetje në rrugën përpara”.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci