Të fundit

Policia: Respektoni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet fatale

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e kaluara janë evidentuar gjithsej 34 aksidente në trafikun rrugor.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Policia e Kosovës me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik.

“Gjatë 24 orëve në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 804 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik”.

“Gjatë ditës së sotme në Prishtinë një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, andaj apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë të kujdesshëm dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve të tilla me pasoja fatale”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci