Të fundit

Daut Haradinaj: E padrejtë që rasti i veteranëve të vlerësohet nga Kryeinspektori i MUP të Millosheviqit

Daut Haradinaj e ka cilësuar të padrejtë trajtimin e lëndës së listave të veteranëve nga ish-kryeinspektori i Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Timoslav Petroviq.

Haradinaj, i cili ka dëshmuar të hënën në gjykatë për rastin e veteranëve, e denoncoi vendimin e marrë nga Tomislav Petroviq për kthimin në rigjykim të këtij rasti.

“Është e padrejtë që rasti i veteranëve të vlerësohet nga Kryeinspektori i MUP-it të Millosheviqit”, tha Haradinaj.

Petroviq si gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda, si kryetar i trupit gjykues ishte edhe në rastin e vrasjes së veteranit të UÇK-së në Skenderaj.

Tomislav Petroviq tash është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.

Ai përveç që ka shërbyer si nga 1991 deri në vitin 2017 si gjyqtar i Serbisë ka punuar edhe si polic një kohë të gjatë.

Nga 1 korriku i viti 1980 ka punuar si polic, mandej si inspektor në Shërbimin e atëhershëm të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë.

Nga viti 190 deri më 1992 ka qenë në krye të këtij institucioni, në Shërbimin e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, në Prishtinë.

Ai nga 24 tetori i vitit 2017 është integruar në sistemin Gjyqësor të Kosovës, ku është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Në vitin 2020 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit – Divizioni në Mitrovicë.

Gjithnjë sipas aktakuzës së rastit “Veteranët”, anëtaret e komisionit duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e përcaktuara nga vetë komisioni ua kanë mundësuar dhe njohur personave të tjerë që të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme statusin e veteranit luftëtar të UÇK-së.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci