Të fundit

Gjykata merr vendim për dy të akuzuarit për sulmin ndaj KFOR-it në veri

Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq janë shpallur fajtorë për pjesëmarrjen në turma lidhur me trazirat e majit të vitit 2023 në veri të Kosovës, nga të cilat mbetën të lënduar së paku 30 ushtarë të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Ky vendim është marrë nga gjyqtari i Departamentit Special Vesel Ismaili të martën me datë 27.02.2024.

Radosh Petroviq u dënua me 6 muaj burgim, por me pëlqimin e të njëjtit ky dënim do t’i kthehet në gjobë në shumë prej 6 mijë euro.

Ndërkaq, i akuzuari Dushan Obrenoviq u dënua me 6 muaj burgim, por që në këtë dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Nën masën e tillë, Obrenoviq kishte qëndruar për mbi 5 muaj.

Ky vendim ka ardhur pasi që të akuzuarit kishin arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë Speciale.

Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq po akuzohen nga Prokuroria Speciale për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale të huliganizmit lidhur me trazirat e datës 29.05.2023 në veri të vendit, në komunën e Zveçanit ku të lënduar mbetën së paku 30 ushtarë të KFOR – it.

Petroviq dhe Obrenoviq, sipas aktakuzës, në koordinim me persona të tjerë kanë marrë pjesë në turmën e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze.

Sipas aktakuzës të datës 05.02.2024 të njetit, si pjesë e kësaj turme, përmes dhunës kanë tentuar të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Kjo sipas aktakuzës kundër urdhërave të ushtarëve të KFOR-it për shpërndarje të turmës dhe refuzim të hyrjes në objektin e komunës.

Kështu, dosja thotë se protestuesit kanë ushtruar dhunë të pakontrolluar, me mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri.

Fillimisht të akuzuarit dyshoheshin nga prokuroria për veprat penale bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues; Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare; Sulmi ndaj personit zyrtar; dhe– Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi.

Këto janë dënimet sipas Kodit Penal për veprat për të cilat dyshohen të arrestuarit:
– Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, parashihet dënimi maksimal prej 5 vitesh burgim,
– Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, parashihet dënim maksimal prej 10 vitesh burgim,
– Sulmi ndaj personit zyrtar, parashihet dënim maksimal prej 10 vitesh burgim,
– Pjesëmarrja në turmë, dënimi maksimal shkon deri në 5 vite burg.

Në ditën kur kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet e prillit u vendosën në ndërtesat komunale në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, serbë lokalë të tri prej këtyre qyteteve ishin mbledhur për të protestuar kundër marrjes së detyrës nga kryetarët e rinj.

Këto protesta u shndërruan në të dhunshme, pasi grupe huliganësh sulmuan policët e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe mediat.

Protestat, që nisën më 26 maj, u radikalizuan më 29 maj, sidomos në Zveçan, dhe shënjestër e gurëve, e gjësendeve të tjera të forta e madje edhe e plumbave ishin ushtarët e KFOR-it që ruanin ndërtesën e komunës./Kallxo

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci