Të fundit

Sveçla: Policia e angazhuar për sjelljen e të dyshuarve për krime të luftës para drejtësisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, ku theksoi se Policia është e angazhuar për sjelljen e të dyshuarve për krime lufte para drejtësisë.

Në njoftimin e MPB-së, thuhet se Sveçla uroi Hetemin për detyrën e Drejtorit të këtij Institucioni të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

“Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës Major Bashkim Spahiu, priti sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Atdhe Hetemi. Me këtë rast, Ministri Sveçla i uroi z. Hetemi detyrën e Drejtorit të këtij Instituti të rëndësishëm për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas MPB-së, gjithashtu thuhet se në takim u theksua që bashkëpunimi ndërinstitucional e veçanërisht mes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Institutit të Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë kontribuon në evidentimin e të gjitha dëshmive të krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë dhe ndihmon në sjelljen e të gjithë kryesve para drejtësisë.

“Ministri Sveçla e njoftoi Drejtorin Hetemi mbi angazhimin serioz dhe të suksesshëm të Policisë së Kosovës në sjelljen e të dyshuarve për krime lufte para drejtësisë dhe theksoi përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë mes dy institucioneve. Hapja e Institutit dhe angazhimi i të gjithë akterëve në fuqizimin e tij do të ndihmojë në ruajtjen e kujtesës kolektive, në adresimin institucional të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë dhe në drejtësi për të gjitha viktimat që i mungojnë shoqërisë dhe vendit tonë”, thuhet më tej.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci