Të fundit

Pas dy muajsh, gjendet në lumin Buna trupi i 65-vjeçarit nga Mitrovica

Është gjetur sot trupi i një 65-vjeçari me iniciale H.S., me prejardhje nga Mitrovica, i cili më 17 dhjetor 2023, kishte rënë në lumin Buna gjersa ishte duke peshkuar.

Lajmin e kanë konfirmuar nga policia, të cilët kanë thënë se është gjetur trupi i shtetasit kosovar, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit.

Trupi i 65 vjeçarit është gjetur në një vend të quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë të Ulqinit.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci