Të fundit

“Ai më ka dërguar një mesazh” – Pochettino tregon vendimin e presidentit të Chelseat pas humbjes në finale

Mauricio Pochettino thuhet se mund të shkarkohet nëse ai nuk arrin të kualifikohet për në Evropë.

Kupa e Ligës ishte mënyra më e lehtë për ta bërë këtë, por Chelsea humbi nga Liverpool në finale. A po e ndjen Poch presionin?

Ai u përgjigj në konferencën për shtyp për momentin që kishte injoruar Todd Beohlyn pasi morën medaljet e argjendta.

“Unë dhe pronarët po flisnim dhe u përshëndeta kur i pashë në stadium. Më pas takova Behdad Eghbalin dhe po flisnim. Ne po ndanim mendimin e lojës, po flisnim për mundësinë që humbëm për të fituar një trofe”, tha Pochettino.

Tutje trajneri argjentinas ka thënë se ka mbështetjen e klubit, madje Todd Boehly i ka dërguar një mesazh të bukur.

“Ata treguan mbështetjen e tyre dhe pas ndeshjes, Todd Boehly më dërgoi një mesazh të bukur”.

“Nuk është në duart e mia nëse kam kohë te Chelsea. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me pronarët dhe drejtorët sportivë. U takon atyre të besojnë apo jo. Nuk është vendimi i trajnerit”, deklaroi Pochettino.

Chelsea aktualisht zë vendin e 11-të në Ligën Premier me 35 pikë, plot 12 më pak se pozita e pestë që i dërgon në Ligën e Evropës dhe nëntë më pak se pozita e gjashtë një tjetër vend që i dërgon skuadrat angleze në garat evropiane.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci