Të fundit

Petkoviq: Kurti nuk duhet të bëjë atë që bëri Bislimi, të mos çojë njerëz që s’kanë mandat për vendime

Petar Petkoviq, kryenegociator i Serbisë në dialogun me Kosovën, ka thënë pas takimeve të së martës në Bruksel për çështjen e dinarit në Kosovë, se kryeministri i Kosovës “Albin Kurti synon t’i shuajë institucionet që duhet të jenë themel i Asociacionit të komunave me shumicë serbë”.

Në deklaratën për media pas takimeve, Petkoviq e ka quajtur çështjen e dinarit “vendim politik që ka për qëllim largimin e serbëve”.

“Ne si palë e përgjegjshme kemi insistuar që vendimet e dyshimta të eliminohen”, ka thënë ai duke shtuar se posta nga të cilat serbët i marrin pjetet duhet të veprojë ende në Kosovë “sepse serbët i marrin nga aty pagat, pensionet, skemat sociale e të tjera”.

“Nuk është fjala vetëm për serbët, por edhe për institucionet serbe, si shëndetësia, arsimi e të tjera. Kemi treguar problemet me të cilat përballet populli serb. Jemi të gatshëm të gjejmë një zgjidhje që serbët të vazhdojnë t’i marrin pagat, pensionet e të tjera. Duhet të gjejmë zgjidhje, që nuk e rrezikon mbetjen e serbëve në Kosovë. Krejt çka po bën Kurti është të shuajë institucionet e Serbisë në Kosovë, të cilat duhet të jenë themel i Asociacionit”, ka thënë Petkoviqi.

Ai ka deklaruar se për zgjidhjen e problemeve duhen diskutime në nivel politik. Ka shtuar se pret që të diskutohet për këtë temë edhe në të ardhmen.

“Duhet një nivel politik për zgjidhje, ai [Kurti, v.j] nuk mund ta bëjë atë që bëri Besnik Bislimi, të mos vijë në Bruksel, por të dërgojë njerëz nga e ashtuquajtura Banka Qendrore e Kosovës për të vendosur për diçka për të cilën ata vetë thonë se nuk kanë mandat”, tha ai. Petkoviq para gazetarëve pas takimit në Bruksel.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci