Të fundit

Kajtazi: Koordinimi me ndërkombëtarët është jetik, ka budallenj në Qeveri që mendojnë se pasoja mund të ketë Amerika

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë sonte në Rubikon në Klan Kosova, se koordinimi me ndërkombëtarët është jetik dhe ekzestencial, duke iu referuar fjalëve të ambasadorit amerikan në lidhje me raportet Kosovë-ShBA dhe sanksionet e vendosura.

Ai ka thënë se Kurti po e bën atë që ka thënë në protestat për demarkacionin, ku ishte shprehur se “Kosovarët nuk e duan Amerikën por bëhen sikur e duan pasi frikësohen se i braktisin kosovarët”.

“Ka budallenj në qeveri që mendojnë se pasoja mund të ketë Amerika nga acarimi mes dy vendeve, por në të vërtetë, pasoja kemi vetëm na”, ka shtuar Kajtazi.

Tutje, ai është shprehur se qeveria duhet të ketë parasysh që ne nuk jemi ende shtet i konsoliduar dhe se kemi nevojë për Amerikën.

“Ne kemi nevojë për njohje të reja, ne nuk jemi në Unesco, Interpol e Europol, pa Amerikën nuk mund të anëtarësohemi e nuk mund të marrim njohje të reja”, ka shtuar tutje Kajtazi.

 

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci