Të fundit

Kajtazi: Çka nëse dikush na e ndalon përdorimin e Euros?

Gazetari Vehbi Kajtazi, gjatë diskutimeve për raportet mes Amerikës dhe Kosovës në Rubikon, është shprehur se qeveritarët po harrojnë që shteti ynë nuk është i pavarur sa i përket monedhës.

Ai është shprehur se monedhën e Euros e kemi të adoptuar sepse nuk jemi anëtar të Eurozonës, sepse për me qenë ka shumë rregulla që duhet përmbushur.

“Neve na është leju përdorimi i Euros, një herë ka pasur një rregullore prej shefit të UNMIK-ut në vitin 1999 për markat, dhe pastaj është ndërru e është bërë Euro”, është shprehur Kajtazi.

Ai ka shtuar se duhet me mendu që dikush mund të thojë që këtë markë nuk mundemi me e përdor.

“Ne po flasim me një siguri shumë të madhe, dhe ne po e mbrojmë Euron, por prej kujt dhe nga kush sepse nuk është e jona”, ka shtuar Kajtazi.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci