Të fundit

Musliu-Shoshi: Nëse PDK vjen në pushtet, s’kemi çare pa e implementu Asociacionin e Albin Kurtit

Deputetja e Partisë Demokratike, Ariana Musliu-Shoshi ka deklaruar se ata do të jenë të detyruar ta implementojë “Asociacionin e Albin Kurtit”, në rast se vien në pushtet.

Në emisionin “Pressing” të T7 janë të ftuar dy deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe Ariana Musliu-Shoshi, përballë tyre analistët Sadri Ramabaja dhe Alisa Braho.

Gjatë këtij emisioni, deputetja Ariana Musliu-Shoshi, tha se nëse PDK-ja vjen në pushtet do të jetë e detyruar ta implementojë “Asociacionin e Albin Kurtit”.

Kjo pasi ajo thotë se “kjo është marrëveshje ndërkombëtare”.

Deputetja opozitare ka kritikuar Kurtin për qasjen ndaj dialogut me Serbinë.

“Ne Asociacionin të cilin e ka pranu Albin Kurti nëse vimë në pushtet nuk kemi asnjë çare pa e implementu në mënyrën siç e ka pranu Albin Kurti, sepse është marrëveshje ndërkombëtare, pavarësisht që ai thotë jo Vuçiqi s’po e nënshkruan”, ka thënë ajo.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci