Të fundit

Parlamenti Evropian kërkon nga BE ndërrimin e qasjes në dialog

Parlamenti Evropian kërkon që Bashkimi Evropian të ndërrojë qasjen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë për te mundësuar tejkalimin e ngërçit në dialog.

“Ftojmë BE-në që të miratoj një qasje të re në ndërmjetësimin mes palëve në mënyrë që të tejkalohet ngecja aktuale. Rikujtojmë se dështimi i këtij dialogu po ashtu do të reflekton në rolin e Bashkimit Evropian si një faktor i besueshëm në politikën e jashtme” thuhet në Rezolutën e miratuar në Parlament e cila i referohet nivelit të zbatimit të politikës së jashtme evropiane në secilin vend.

Parlamenti evropian vazhdon të mbështetë dialogun dhe i fton palët që të përfshihen ë proces me mirëbesim dhe angazhohet drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse duke u bazuar në njohjen e ndërsjellë.

Nëpërmjet të dokumentit të miratuar, eurodeputetët dënojnë sulmin terrorist ndaj policëve të Kosovës që ndodhi më 24 shtator në Banjskë dhe kërkojnë nga institucionet relevante evropiane që ndërmarrin veprime ndaj Serbisë, nëse hetimet dëshmojnë se shteti serb ka qenë i përfshirë drejtpërsëdrejti në sulmin terrorist në fjalë ose në sulmet e dhunshme në veri të Kosovës të muajit maj të viti të kaluar në veri, apo në rast se autoritetet serbe refuzojnë plotësisht bashkëpunimin.

Në këtë rrafsh inkurajohen të gjitha palët që të punojnë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur çdo retorikë apo veprim që mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve. Kërkohen hetimet dhe theksohet se personat përgjegjës duhet të të sillen para drejtësisë.

Nëpërmjet të kësaj Rezolute përshëndetet fakti se gati të gjitha shtete e Ballkanit Perimor kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, por përmendet se Serbia është i vetmi shtet që nuk e ka bërë këtë gjë. Pos që kërkohet nga Beogradi zyrtar që ta bëj këtë veprim me urgjencë, porosit se ky shtet nuk mund të lëvizë në proceset evropiane nëse nuk vendosë sanksionet ndaj Rusisë.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci