Të fundit

Në Prishtinë sulmohet një zyrtar policor

Policia e Kosovës raporton një sulm ndaj zyrtarit policor i cili ka ndodhur të mërkurën pak para mesnate në Prishtinë. I dyshuari pas nuk i ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve të Policisë së Kosovës, e ka sulmuar njërin prej tyre.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Prishtinë / 28.02.2024 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos i zbatuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte hetimore.

Video nga Paradoks

Si ndodhi që të ndahen tre heronjtë, Kadri Zeka, Bardhosh e Jusuf Gervalla në rivarrim? Rrëfimi për ngjarjen e para 22 viteve

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci