Të fundit

Presidentja Osmani merr pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Erdogan, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi, ku do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë.

Gjatë Forumit, Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetëm: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.

Përgjatë punimeve të Forumit, Osmani do të takohet edhe me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrës të forumit.

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë.

Forumi do t’i zhvillojë punimet prej 1 deri më 3 mars.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci