Dy persona janë hasur mbrëmë në Prishtinë teksa po e mbulonin me rërë një thes që dyshohet të jetë i mbushur me dinamit.
Policia me të pranuar informatën ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku njëri prej të dyshuarve është arrestuar.
Në vendin e ngjarjes është shfaqur edhe njësiti për de-minim ndërsa hetimet përkitazi me rastin ende po vazhdojnë.
Rasti është konfirmuar edhe përmes raportit 24 orësh të policisë dërguar mediave.
“Të enjten rreth orës 18:00, dy meshkuj kosovarë kanë raportuar në polici se kanë hasur dy persona të panjohur duke mbuluar me rërë një thes që dyshohet të jetë mbushur me dinamit. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar njësiti për de-minim për të dal në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.