Të fundit

Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan, deklarohet policia

Është gjetur pa shenja jete një person i moshës 70-vjeçare në Sllovi të Lipjanit.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai bëri të ditur se rreth orës 17:00 Policia është njoftuar se trupi i pajetë i një personi është gjetur në rrugë dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

“Lidhur me rasti është njoftuar edhe prokurori dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, theksoi ai, raporton Paparaci.

Tutje, Hoxha njoftoi se Policia është duke i vazhduar hetimet dhe rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci