Të fundit

Numërohen 50 për qind të votave në Prishtinë, prin Vitia

Prishtina pritet të shkojë në balotazh, bazuar në sondazhet e publikuara të dielën. Edhe rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e çojnë kryeqytetin në një garë balotazhi mes Arben Vitisë së LVV-së dhe Përparim Ramës së LDK-së. Ndiqni më poshtë rezultatet në kohë reale.

Janë numëruar rreth 50 për qind të votave në Komunën e Prishtinës dhe Arben Vitia i LVV-së vazhdon të prijë me 42 për qind të votave të fituara.

Për dallim nga rezultatet paraprake, Përparim Rama ka rënë në përqindje nga 29, në 28 për qind të votave.

Por, rritje ka shënuar Uran Ismaili i PDK-së. Ai është rritur për rreth një për qind në rezultat.


Pas numërimit të 71 mijë votave, apo 36.61%, Arben Vitia kryeson me 42.71 për qind të votave ndaj 29.45 për qind të Përparim Ramës.

Uran Ismaili i PDK-së numëron 20.67 për qind të votave të fituara deri në këtë pikë të numërimit.


Arben Vitia vazhdon të kryesojë në Komunën e Prishtinës pas numërimit të mbi 50 mijë votave. Ai numëron 42.6 për qind të votave të fituara.

Përparim Rama numëron 30.4 për qind të votave të fituara, ndërkaq Uran Ismaili 20.3%.

Edhe 145 mijë vota nuk janë numëruar ende.


Nga numërimi i deritanishëm i votave në Prishtinë, po prin Arben Vitia i Lëvizjës Vetëvendosje me 42.25 për qind të votave, e pas tij është 31.18 për qind të votave.

Uran Ismaili i PDK-së është 19.86 qind të votave.

Janë përpunuar votat e 36.622 votuesve, ndërsa janë numëruar 15.604 vota të vlefshme. Këto të dhëna janë përditësuar në orën 21:16.


Arben Vitia i LVV-së numëron 41,4 për qind të votave kundrejt 31,9 për qind të votave të Përparim Ramës të LDK-së, tregojnë rezultatet në kohë reale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga numërimi i mbi 9 për qind të votave totale në Komunën e Prishtinës, i treti radhitet Uran Ismaili i Partisë Demokratike me 19,4 për qind të votave të fituara nga numërimi aktual.

Daut Haradinaj numëron 5,2 për qind vota të fituara deri në këtë pikë të numërimit të votave në kryeqytet.


Nga numërimi i tre vendvotimeve të para, prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.

Në kryeqytet kanë garuar Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Çakmaku nga “Fjala”, Daut Haradinaj nga AAK-ja, Florim Isufi nga Partia Balliste, Gëzim Mehmeti nga AKR-ja, Përparim Rama nga LDK-ja dhe Uran Ismaili nga PDK.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci