Të fundit

Rezultati në Gjilan pas numërimit të mbi 65% të votave

Gjilani pritet të shkojë në balotazh, bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së. Rezultatet sugjerojnë se garën në raundin e dytë do ta bëjnë Alban Hyseni i LVV-së dhe Lutfi Haziri i LDK-së.

Pas numërimit të 65,92% të votave në komunën e Gjilanit, Lëvizja Vetëvendosje po prin me Alban Hysenin i cili ka 45,68% të votave.

Ndërsa kryetari aktual, Lutfi Haziri, nga LDK-ja ka 42,79% të votave, që nënkupton se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë duke shkuar drejt balotazhit në komunën e Gjilanit.


Kur janë numëruar 77 vendvotime në Komunën e Gjilanit, Alban Hyseni vazhdon të kryesojë rezultatin e zgjedhjeve me 45,44 për qind.

Lutfi Haziri i LDK-së numëron 42,95 për qind.

Në Komunën e Gjilanit votuan 101,062 qytetarë të dielën.


Kandidati i VV-së për kryetar, Alban Hyseni është duke prirë në Gjilan ndaj kryetarit aktual Lutfi Haziri.

Hyseni ka 46,16% ndërkaq, Lutfi Haziri ka 42,05%.

Deri më tani janë numëruar 45 nga 126 vendvotime në këtë komunë.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci