Të fundit

Numërohen mbi 50% të votave në Prizren

Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Shaqir Totaj i Partisë Demokratike pritet të shkojnë në balotazh në Komunën e Prizrenit. Kështu sugjerojnë rezultatet preliminare që po publikohen në kohë reale nga KQZ. 

Në Prizren kur janë numëruar rreth 54% të votave Mytaher Haskuka i LVV-së shkon në balotazh me kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj.

I treti në garë është renditur kandidati i LDK-së, Anton Quni i pasuar nga Zafir Berisha i NISMAS.


Me numërimin e 49 për qind të votave, Mytaher Haskuka numëron 40 për qind të votave të fituara.

Totaj, i cili nga vendi i dytë pati një distancë më të ngushtë në vota me Haskukën, tash numëron 30 për qind të votave të fituara.

Në Prizren kanë mbetur edhe rreth 85 mijë vota për t’u numëruar.


Pas numërimit të 33% të votave në Komunën e Prizrenit, Mytaher Haskukën dhe Shaqir Totajn i ndajnë më pak se një mijë vota.

Ata pritet të garojnë në raundin e dytë të balotazhit, nëse vazhdon avazi i njëjtë në rezultat.

Haksuka numëron 36 për qind të votave të fituara deri në këtë pikë, ndërkaq Totaj numëron 32 për qind të votave të fituara.

Pas tyre renditet Anton Quni me 15,99 për qind të votave të fituara nga numërimi i 77 nga 221 vendvotime në Prizren.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci