Të fundit

Roza Lati mes lotëve tregon si abortoi fëmijën me ish-partnerin: Godisja kokën me grushte

Roza Lati ka bërë një rrëfim mjaft prekës dhe personal.

Ajo mes lotëve ka rrëfyer se ka abortuar një fëmijë që ka pasur me ish-partnerin e saj që jetonin larg. Ajo shprehet se duke i bërë një analizë jetës së saj, e kuptoi se nuk ishte gati, kështu vendosi që të abortonte. Ky vendim ishte tepër i vështirë për të dhe tregon se e ka përjetuar mjaft keq, madje nga mërzia ka lënduar veten duke i gjuajtur kokës me grushte.

“Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i provova në atë shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin. Prandaj, them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahuar veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu”, ka rrëfyer Roza.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci