Të fundit

Fenerbahçe sot merr një vendim historik për t’u tërhequr nga Superliga e Turqisë

Përmes një seance të jashtëzakonshme, asambleja e klubit të Fenerbahçes pritet të marrë vendim për t’u tërhequr nga Superliga e Turqisë.

Presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç mbrëmë ka mbledhur në një takim të gjithë futbollistët pasi ka dashur të dëgjojë mendimin e tyre për largimin nga liga dhe sot asambleja mund të marrë një vendim historik.

Kapiteni Edin Dzeko tha në takim se lojtarët janë të vetëdijshëm për padrejtësinë e bërë ndaj Fenerbahçes, por theksuan se ngjarjet në Trabzon i forcuan dhe i bashkuan dhe se janë të vendosur për të fituar titullin këtë sezon.

Ideja e tërheqjes nga liga lindi pas ngjarjeve skandaloze në fund të ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes, kur tifozët vendas vrapuan në fushë dhe sulmuan fizikisht lojtarët e skuadrës mysafire.

Mediat turke raportojnë se Fener në të ardhmen mund të luajë në Belgjikë, Holandë, Spanjë, Francë apo Itali.

Fillimi i seancës së asamblesë së Fenerbahçes është caktuar për në orën 16:00, ndërsa anëtarët e parë të asamblesë kanë filluar të mbërrijnë në orën 13:00.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci