Të fundit

Aston Villa kërkon sulmuesin e Shqipërisë

Skuadra e Aston Villas thuhet se ka shprehur interesim për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Ernest Muçi.

Sipas mediave turke, Muçi mund të luaj në Premier League në edicionin e ardhshëm. Ai pritet të bëj një hap të madh në karrierë.

Mësohet se Aston Villa po përgatit ofertë prej dhjetë milionë eurosh. Te klubi anglez vlerësojnë se kjo shifër mjafton për ta bindur Beshiktashin për lirimin e lojtarit ofensiv.

Muçi iu bashkua Beshiktashit në shkurt të këtij viti për tetë milionë euro.

23-vjeçari shqiptar ka kontratë deri në vitin 2027 me Beshiktashin, ekip për të cilin ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje në kampionatin e Turqisë.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci