Të fundit

​Lansohet programi “Supersportistët”, ja çfarë parasheh ai

Programi “Supersportistët” është programi më i ri i cili është lansuar sot në mbledhjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, program i cili sipas zëvendësministres së Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani do të jetë një shtytje e madhe për talentët e rinj të sportit në Kosovë.

“Në mbledhjen e stome te qeverisë kemi miratuar programin për performancë të lartë sportive ‘Supersportistët’ i cili iu dedikohet të rinjve tanë me talent në sport. Sportistët janë aset i vendit tonë të cilët ndër vite kanë luajtur rol të jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe promovimin e imazhit pozitiv të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare…Ky program pikërisht iu dedikohet mbështetjes së tyre përgjatë rrugëtimit të tyre drejt suksesit, përgjatë karrierës së tyre aktive”, tha Osmani.

“Programi do të identifikojë dhe do të përzgjedh top talentët që i kemi dhe do të ndihmojë e lehtësojë zhvillimin e tyre drejt medaljeve në garat elitare ndërkombëtare. Synimet e programit janë rritja e numrit të sporteve me rezultate elitare në arenën ndërkombëtare dhe njëkohësisht rritja e numrit të medaljeve të Kosovës në garat të ndryshme siç janë Lojërat Olimpikë Dimërore-Verore, Kampionatet Botërore-Evropiane, Lojërat Mesdhetare si dhe të gjitha garat tjera ndërkombëtare elitare që iu dedikohen grupmoshave. Programi ka afat prej 12 vitesh dhe është i ndarë në tri pika kyçe sipas cikleve olimpike ne Lojërat olimpike 2028, Lojërat Mesdhetare 2030 dhe Lojërat Olimpikë 2032. Sot ne qeveri, me vendimin që e kemi miratuar për zbatimin e ciklit olimpik 2024-2028, programi ‘Supersportistët’ ka buxhet në vlerë prej katër milionë eurove”, bëri të ditur Osmani.

Gjithashtu sot është ngritur edhe grupi që do të merret me monitorimin e këtij programi me përbërjen e mëposhtme: Driton Kuka si kryesues, Edmond Azemi, Arsim Maxherra, Kushtrim Krasniqi dhe Shkëlqim Sadriu.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci