Të fundit

Skandali tek Ajaxi, shkarkohet shefi ekzekutiv

Tjetër skandal tek Ajaxi i Amsterdamit. Nëse gjatë historisë së lavdishme, klubi i holandez na ka mësuar me trofetë dhe sukseset e panumërt, në vitet e fundit, Harkëtarët janë kthyer në shtëpinë e skandaleve.

Pas shkarkimit të Marc Overmars dhe Sven Mislintat, Alex Kroes është i shkarkuari i radhës.

Shefi ekzekutiv , Alex Kroes është pezulluar nga bordi mbikëqyrës i klubit të Ajaxit për akuzat për tregti të brendshme.Në një deklaratë, bordi i klubit pretendon se Kroes bleu më shumë se 17,000 aksione në klub një javë përpara se emërimi i tij të shpallej më 2 gusht.

Bordi tha se kërkoi këshilla të jashtme ligjore që “tregon se ai ka të ngjarë të jetë i përfshirë në tregti të brendshme”. Ajax thotë se ata synojnë të shkarkojnë holandezin 50-vjeçar.

Kroes, i cili ka qenë në punë vetëm për dy javë, tha se do të kërkonte një gjykim mbi blerjet e tij nga mbikëqyrësi financiar holandez AFM dhe nuk e pranoi vendimin e bordit. Ai tha se kishte blerë aksione të klubit në faza nga prilli 2022 deri në korrik 2023, duke u ndalur pasi emërimi i tij në Ajax u konfirmua “për të shmangur çdo keqkuptim”.

Kroes shtoi se ai i bleu aksionet “nga besimi në klub. Jo për të fituar para të shpejta” dhe kishte “siguruar zbulimin e plotë” në bordin mbikëqyrës për pasuritë e tij.

Aksionarët do të dëgjojnë detajet në lidhje me shkarkimin e synuar të Kroes në një mbledhje të përgjithshme të jashtëzakonshme, ku më pas bordi mbikëqyrës do të ketë fjalën e fundit për të ardhmen e tij.

Pavarësisht se u emërua në gusht, Kroes filloi punën e tij vetëm muajin e kaluar për shkak të një klauzole jo-konkurruese në kontratën e tij në klubin e mëparshëm të AZ Alkmaar, ku ai ishte drejtor i strategjisë ndërkombëtare të futbollit.

Ish-lojtari i të rinjve të Ajax-it pasoi Edwin van der Sar, i cili dha dorëheqjen në fund të sezonit të kaluar pasi ekipi përfundoi i treti në ligën holandeze dhe nuk arriti të kualifikohej në Champions League për herë të parë që nga viti 2009.

Ajax ndodhet aktualisht në vendin e pestë në Eredivisie, 28 pikë prapa kryesuesve të PSV Eindhoven dhe këtë sezon pjesëmarrja në Champions është një objektiv thuajse i pamundur, për shkak se Twente dhe AZ Alkmaar, respektivisht në vendin e 3-të dhe 4-të kanë avantazh të konsiderueshëm pikësh ndaj 36-herë kampionëve./SuperSport

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci