Të fundit

“Nuk mund të humbasim pikë”, Guardiola: Dy lojtarë nuk kanë shanse të luajnë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës në Premier League.

Tekniku i “The Citizens”, theksoi se pas barazimit të fundit me Arsenal, skuadra e tij nuk e ka më luksin të lëshojë pikë ndërsa konfirmoi mungesat e Kyle Walker dhe portierit Ederson.

“Tani na mbetet vetëm të fitojmë ndeshjet, nuk mund të humbasim më pikë. Aston Villa luan për kualifikimin në Champions League, në fakt të gjitha skuadrat luajnë për diçka dhe ndeshjet e fundit janë shumë të vështira për t’u menaxhuar.

As eksperienca nuk bën punë në të tilla situata. Jam shumë i fokusuar te Aston Villa dhe po mendoj vetëm si të fitoj ndeshjen, pa menduar për sfidat e ardhshme.Ata luajnë shkëlqyeshëm, për mua Unai Emery nuk është një surprizë, ka kualitet dhe di si të menaxhojë skuadrën.

Mungesat? Mendoj se John Stones ka shanse që të luajë ndërsa Ake, Walker dhe Ederson nuk do të jenë të gatshëm”, u shpreh Pep Guardiola./SuperSport

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci