Të fundit

Manastiri i Deçanit, Konjufca: Vendim i vështirë, por tregon vendosmërinë e Kosovës për shtet ligjor

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se vendimi për pronat rreth Manastirit të Deçanit ishte një vendim i vështirë, por se kjo tregon vendosmërinë e Kosovës për shtet ligjor.

Konjufca ka takuar kryetarin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë së Këshillit të Evropës, që është njëherazi edhe deputet, si dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Francës, Bertrand Bouyx, me të cilin foli edhe për këtë vendim.

Ata diskutuan për votimin e 27 marsit, ku u miratua raporti që rekomandon se Republika e Kosovës duhet të ftohet të bëhet shtet anëtar në Këshillin e Evropës. Bouyx shprehu mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës, duke u shprehur optimist se ky proces do të përfundojë me sukses.

Konjufca ka shtuar  anëtarësimi në KiE do të jetë fillimi i angazhimit në fushën e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut, u tha në komunikatën e përcjellë nga Zyra e kryeparlamentarit.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci