Të fundit

Zjarre të shumta në Podujevë, Bulliqi: Jemi në terren, do ketë gjoba

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ngrit shqetësime për shkaktimin e zjarreve, derisa thotë se po shkaktohen dëme të rënda.

Ai thekson se me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie të shëmtuar dhe ndërmarrjes së masave preventive përmes inspektoriatit komunal do të jenë në terren për t’i identifikuar dhe gjobitur personat që po bëjnë akte të tilla të shëmtuara.

“Ditëve të fundit është shtuar numri i zjarreve në komunën tonë, duke dëmtuar rëndë plleshmërinë e tokës, shkatërruar gjallesa si dhe shkaktuar rrezik të përgjithshëm nga përhapja e zjarrit.

Në secilin rast ftojmë qytetarët të lajmërojnë menjëherë organet e rendit, inspektoratin komunal por edhe zjarrfikësit, sepse intervenimi i shpejtë mundëson që edhe lokalizimi i zjarrit të bëhet më lehtë.

Apeloj tek qytetarët që të mos bëjnë veprime të tilla të ndezjes së zjarreve, që rrezikojnë shëndetin dhe dëmtojnë pronën, sepse ndaj tyre do të ndërmerren masa ndëshkuese konform ligjit”, shkruan ai.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci