Për atë që rëndom trumbetohet si “pika e fortë” e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përkatësisht dialogu me Serbinë, për opinionistin dhe gazetarin Dukagjin Gorani e kundërta është e vërtetë.
“Unë s’di kush e ka nis këtë pohim që dialogu është pika më e fortë e Kurtit, mendoj që ka qenë pika me e dobët dhe pika më e dështuar e qeverisjes së tij është dialogu dhe menaxhimi i veriut. Ne jemi vend nën sanksione ose nën masa kufizuese për shkak të keqmenaxhimit të skajshëm të procesit të Dialogut”, ka thënë Dukagjin Gorani në Pressing.