Të fundit

Abazi mbushet mend: S’do t’i besoj më askujt siç i kam besuar Kurtit

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, tha se është duke punuar me një grup njerëzish për përgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në Tëvë1, Abazi tha se nuk e sheh jetën “Parlament”, por shtoi se është duke punuar në këtë drejtim dhe se pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet e ardhshme do ta bëjë publike, siq tha, në momentin e duhur.

“Jemi duke punuar, nuk e kemi jetën parlament me çdo kusht. Jemi grup, patjetër që jemi grup, do e bëjmë publike kur është momenti i duhur”, u shpreh Abazi.

Megjithatë, Abazi i cili ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se nuk do t’i besoj më askujt siç i kam besuar kryeministrit Albin Kurti, duke shtuar se do të jetë më i kujdesshëm.

“Kjo çështje do bëhet publike sapo të ketë një vendim, nuk kam ende vendim. Kam oferta dhe bëjë oferta, në të njëjtën kohë, jam shumë i kujdesshëm, më shumë se sa që kam qenë në besimin tim të plotë ndaj kryeministrit Kurti. Me qëllim sot e vendosa atë fotografinë në ndërmjetësimin e Kurtit me Osmanin sepse besoja në ndryshimin e madh, meqë kjo u bë realisht një përngjasim me të vjetrën, tani sigurisht që jo vetëm unë por edhe përkrahësit e mi jemi shumë më të kujdesshëm.

Dhe jo me çdo kusht do të jemi në Parlament. Nuk edhe djegim parlamentin por do e flasim të vërtetën, nuk do thërrasim protesta me u ballafaqu me policinë, por do e mbrojmë policinë, me çdo kusht edhe të drejtat e punëtorëve sepse fjala e dhënë në fushatë për mua është e shenjtë, si politikan, nuk është lojë, nuk është rrenë, nuk është fushatë, nuk është perceptim, është përmbajtje”, u shpreh Abazi.

 

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci