Skuadra e Spartakut të Moskës ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit shqiptar, Mirlind Daku, nga Rubin Kazani, raportojnë mediat në rusi.
Sipas raportimeve, Spartaku i Moskës në afatin kalimtar të dimrit ka kërkuar transferimin e Dakut dhe ishte i gatshëm të paguaj 7 milionë euro për shërbimet e tij, por Rubin Kazani, refuzoi ofertën.
Daku 26-vjeçar, u transferua te Rubin Kazani në verën e vitit të kaluar nga Osijeku kroat për 1 milion euro. Tek Rijeka kishte luajtur pak, ndërsa ishte i huazuar te Mura në Slloveni. Sulmuesi kosovar ka pesë gola e dy asistime në 19 paraqitje në kampionatin e Rusisë.
Në fundjavë, në fitoren 2:1 të Rubin Kazanit ndaj Akhmat Groznyt, Daku kishte një gol e një asistim. Por trajneri Rashid Rakhimov nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e tij.
Ai u pyet pas ndeshjes nëse paraqitja e Dakut ishte e suksesshme, marrë për bazë që shënoi gol dhe asistoi.
“Jo. i thash që kjo nonshalancë e caktuar është e papranueshme. Duhet t’i trajtojmë rastet më me kujdes, pasi ato krijohen nga i gjithë ekipi dhe sulmuesi duhet t’i realizojë. Edhe goli e asistimi nuk mjaftojnë. Kishte edhe shumë raste të tjera”, ka thënë Rakhimov për Match TV, pas ndeshjes me Akhmatin.