Të fundit

“Vizita e Kurtit në veri, populiste dhe elektorale”

Këtë të mërkurë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka vizituar komunat në veri të vendit. Ai mori pjesë edhe në përurimin e pllakës përkujtimore në nder të policit të vrarë Enver Zymeri.

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, thotë se zyrtarët shtetërorë kanë të drejtë ta vizitojnë çdo cep të vendit, por duhet ta gjejnë kohën dhe mënyrën e duhur.

Ai tha se do ishte më mirë sikurse Kurti t’i vizitonte qytetarët serbë të veriut në mënyrë që t’u tregonte se edhe ata janë shtetas të Kosovës dhe trajtohen njëjtë.

“Mesazhi më i mirë kur ni udhëheqës i një shteti është kur i takon qytetarët, përmes videoklipeve, nuk i përcjellin. Ne e dimë se qytetarët atje i kanë programet e Serbisë. Mesazhi që kryeministri ka dashur t’a adresojë nuk ka shkuar tek ata”, tha ai në Dukagjin.

Sipas tij vizita e tij është edhe populiste dhe elektorale.

Tutje ai tha se zgjedhjet qendrore mund të jenë afër për shkak të problemeve të brendshme e sidomos atyre të jashtme dhe raporteve me ndërkombëtarët.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci