Të fundit

Haradinaj: Me dhembje e përkujtojmë Masakrën në Bair të Mitrovicës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar Masakrën në lagjen Bair të Mitrovicës, në 25 vjetorin e saj.

Haradinaj me dhumbje e kujton atë “që i ndodhi vëllezërve dhe motrave tonë”.

“Përulemi para sakrificës së martirëve, që jetën ia falën atdheut, të cilit çdo ditë e më shumë i afrohej liria”, tha Haradinaj.

Ai theksoi se forcat serbe masakruan dhjetëra shqiptarë.

“Pas ndodhjes së masakrës, ata konsideroheshin të zhdukur, derisa u gjetën më vonë të shpërndarë në disa varreza masive”, tha ai.

“Edhe pas shumë vitesh, kryesit e kësaj masakre nuk janë vënë para drejtësisë. Është obligim i yni i përbashkët që të mos ndalemi së kërkuari drejtësi. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar”, theksoi kreu i AAK-së.

“Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishim me ta, jemi sot e përgjithmonë!”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci