Të fundit

Arrestohen tre persona, ndër ta një i mitur – sulmuan fizikisht një burrë në Leposaviq

Një burrë është sulmuar fizikisht në Leposaviq nga dy persona të tjerë, ku siç raporton viktima, për të ishin të panjohur.

Por pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar kosovar-njëri i mitur

Ndërkaq, si pasojë e lëndimeve trupore, viktima ka pranuar tretman mjekësor, njofton klankosova.tv.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar kosovar-njëri i mitur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci