Të shtunën, në Mramor të Prishtinës është gjetur një granatë dore e kohës së luftës pas gërmimeve nën dhe.
Mjeti është larguar në mënyrë të kontrolluar nga njësitet e deminimit të FSK-së dhe KFOR-it, njofton Paparaci.
Siç potencohet në raportin 24 orësh të Policisë, ankuesi dyshon se në atë lokacion ka edhe mjete të tjera pashpërthyera.
“Ankuesi kosovar ka raportuar se, dyshon që në pronën e tij “diku nën dhe” ka mjete të pashpërthyera që nga koha e luftës. Njësitet e deminimit të FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë gërmimit kanë gjetur një garantë dore të cilën e kanë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar. Ankuesi dyshon që ka ende mjete të tjera të pashpërthyera në lokacion, prandaj njësitet e deminimit në ditët në vijim do të hulumtojnë për mjete të tjera. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, i cili ka vlerësuar se nuk ka elemente të ndonjë vepre penale”, shkruhet në njoftimin e Policisë.