Të fundit

Bideni do të takohet me liderët e G7-ës

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se do të thërrasë një takim të liderëve të G7 për të “koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike” ndaj sulmit të Iranit.

Italia, e cila aktualisht mban presidencën e rradhës të G7, ka bërë thirrje për një takim virtual për të diskutuar sulmin, sipas Reuters duke cituar burime brenda zyrës së kryeministrit.

Ai pritet të zhvillohet në orët e para të pasdites, sipas kohës evropiane, raporton BBC, transmeton Paparaci.

Raportet në Izrael sugjeruan se avionët luftarakë të Forcave Ajrore të Britanisë dhe të SHBA-së e ndihmuan Izraelin të kapte dronët dhe raketat në hyrje.

Bideni thotë se i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Izraeli kishte demonstruar “kapacitet të jashtëzakonshëm” për t’u mbrojtur kundër sulmeve të paprecedentë të Teheranit.

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci