Të fundit

Vdes një shqiptar në një burg në Greqi, akuzohej për sulm seksual

Delin Beqiri, 36 vjeç nga Bubullima e Lushnjës, ka vdekur burgun e Koridhalos në Greqi.

Siç raporton Euroneës.al, 36-vjeçari shqiptar ka qenë jashtë në oborrin e palestrës kur është rrëzuar. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë me ekipet e shpëtimit për ta dërguar në spitalin e Pireut, por ai ndërroi jetë. Makroskopikisht, vdekja e 36-vjeçarit shqiptar mund të jetë për shkaqe patologjike ose për përdorim të tepruar të drogës. Për shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes së 36-vjeçarit shqiptar, pritet raporti mjeko-ligjor, transmeton Paparaci.

Beqiri u arrestua nga policia para rreth një muaji pas denoncimit të thjeshtrës së tij për abuzim seksual. Ajo gjithashtu e denoncoi atë për përdorim dhe tregtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, shtetases Dhurata Shpata, 50 vjeçe, nga Bubullima e Lushnjës.

Policia menjëherë ka kryer kontrolle në banesat e Beqirit e Shpatës, ku ka gjetur dhe sekuestruar 14 gram marijuanë, 4 thika, 1 pistoletë sportive, 3 peshore, 1 grirës, 3 celularë dhe 15 mijë euro.

Jashtë banesave janë gjetur të fshehura 1 kg 491 gram marijuanë. Gjithashtu Shpatës i janë sekuestruar edhe 3275 euro. Policia ka sekuestruar si provë materiale edhe të brendshme të 25-vjeçares.

Gjatë marrjes në pyetje, 25-vjeçarja tha se ajo kërcënohej nga Delin Beqiri përmes videove që ai kishte gjatë akteve, ndërsa disa herë si shpërblim i jepte para dhe dhurata. Akti i fundit sipas saj, ka ndodhur midis orës 00.00 – 00.30 të 5 marsit, në banesën ku jetonin.

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci