Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar rreth sulmit të Iranit ndaj Izraelit.
Kurti e quajti “akt të paprecedentë”.
Ai theksoi se përbën rrezik të madh që rrezikon destabilizimin e rajonit.
“Tash, më shumë se kurë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar i pari i Qeverisë së Kosovës në X.
I condemn Iran’s recent attack on Israel. This unprecedented act poses a severe risk of destabilizing the entire region. Now, more than ever, the world needs to prioritize ending hostilities and fostering lasting peace.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 14, 2024