Mbrojtësi i Romës, Evan Ndicka është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Kështu ka njoftuar Roma në orët e vona të së dielës.
Ndicka kolapsoi në fushë gjatë ndeshjes me Udinesen. Është mbajtur për gjoksi dhe ka rënë në fushë. Ka pasur frikë për gjendjen e tij, por Roma ka thënë se Ndicka po ndihet mirë dhe është në gjendje stabile.
Ndeshja është pezulluar pas rastit, ndërsa për këtë ishte pajtuar edhe Udinese.