Të fundit

Kush është shqiptarja që fshehu aksidentin me dy të vdekur në Kroaci

Një aksident i rëndë trafiku, ku vdiqën vëlla (21) dhe motër (19) në zonën e Ratacit në Kroaci, është mbajtur fshehurazi nga një shtetase shqiptare.

Mediumi kroat Dubrovnik INsider raporton se bëhet fjalë për Klevisa Ymeri.

Dy ditë më parë, një shtetas shqiptar 29-vjeçar është dënuar me masën e paraburgimit një muaj për shkaktim të aksidentit me pasoja fatale. Aksidenti ka ndodhur të martën rreth orës 20:30 në rrugën D-8, në zonën e Ratacit afër Sllanos.

Aksidenti rrugor ka ndodhur kur 29-vjeçarja shqiptare, e cila drejtonte një veturë me targa sllovake, ka filluar të parakalojë në mënyrë të paligjshme mjetin përballë saj, gjë që ka sjellë përplasjen kokë më kokë me një makinë me targa Makarska, i drejtuar nga ana e kundërt nga një shtetas kroat 21-vjeçar.

Dubrovnik INsider thekson se Ymeri ishte duke vozitur një fuoristradë BMW dhe jo zyrtarisht ka marrë vesh se në një moment ajo po udhëtonte me shpejtësi gati 170 km në orë.

Viktor Xherek, vëllai i Stjepanit dhe Katarinës, të cilët humbën jetën një këtë aksident, ka treguar se si ndihet pas tragjedisë.

“Nuk duam që tragjedia e familjes sonë të jetë e kotë, kemi nevojë për ndihmën e publikut për të ndërgjegjësuar problemin, e njëjta gjë ndodh gjatë gjithë kohës në rrugët tona. Vëllai dhe motra ime nuk janë të vetmit që kanë vdekur, por le të jenë të fundit”, tha ai për Dubrovnik INsider.

Sipas mediumit kroat, Klevisa Ymeri u bë e njohur për publikun dy vjet më parë kur ajo vendosi të surprizonte një shok që ndodhej në burg në Trento të Italisë.

Ajo së bashku me shoqet i është afruar burgut dhe ka ndezur altoparlantët dhe fishekzjarrë.

“Duam t’i tregonim se jemi pranë tij pavarësisht gjithçka. Ideja ishte e imja dhe e vëllait të tij. Ikëm sepse nuk e dinim nëse ishte e ligjshme. Është burg i sigurisë maksimale dhe zhurma të tilla mund të shkaktojnë probleme. Prandaj kemi shpëtuar”, shpjegoi ajo.

Ymeri ka profile në një sërë rrjetesh sociale, ku jep këshilla për grimin. Ajo ka 33 mijë ndjekës në TikTok dhe pothuajse 14 mijë në Instagram, por profilet e saj aktualisht janë të mbyllura.

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci