Të fundit

Të dyshuarit që u kapën me drogë dërgohen në mbajtje, i sekuestrohen edhe gjëra të tjera

Gjatë ditës së djeshme Paparaci raportoi për arrestimin e katër personave pasi që ishin kapur me 50 kilogramë substancë narkotike të llojit mariuhanë.

Për këtë ngjarje, Policia e Kosovës me vendim të prokurorit e ka kontrolluar shtëpinë e njërit nga të dyshuarit.

“Gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan, pesë (5) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600 Kilogram ( Pesëdhjetë kilogram e 600 gram), një (1) pushkë gjuetie dhe 30 fishek, një (1) diviar, një (1) veturë, një (1) telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko, një (1) peshore digjitale, para të Gatshme, (1425) Njëmijë e katërqind e njëzet e pesë Euro, një (1) Iphone 12 pro, një (1) telefon Samsung, një (1) telefon Iphone XS, një (1) Telefon Nokia,  një (1) veturë BMË”, thuhet në njoftimin e  Policisë së Kosovës, raporton Paparaci.

Katër të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70.000.00 euro”, thuhet tutje në njoftim.

Këta janë të dyshuarit që u kapën me drogë në pikën kufitare në Kullë

 

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci