Të fundit

Kryetari i Zubin Potokut: Nuk do të dalë për të votuar, nuk besoj që votimi do të kalojë

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, thotë se nuk do të dalë për të votuar, sepse nuk do që të krijojë huti.

“Është hera e parë që nuk do të dalë për të votuar, sepse nuk dua të krijoj huti të thuhet se a ka votuar pro apo kundër kryetari, kundër kryetarit”, tha ai

“Procesi po vazhdon, unë i bindem secilës normë ligjore që rrjedhin nga udhëzimet administrative nga aktet ligjore të Republikës së Kosovës. Çfarëdo rezultati për mua është i pranueshëm”, shtoi Zeqiri.

Kryetari i Zubin Potokut, në një intervistë për Klan Kosovën tutje tha se që nga fillimi i mandatit ka pritur që atë ta dërgojë deri në fund.

Zeqiri, theksoi se nuk beson që votimi i sotshëm do të kalojë, e që kjo do të bëntë që ai të shkarkohej.

Sot po votohet për ose kundër shkarkimit  të katër kryetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci