Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka folur për procesin e votimit në katër komunat veriore të vendit që po zhvillohet për largimin e kryetarëve të tanishëm.
Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se çdo është duke shkuar mirë dhe ka nisur me kohë.
“Sot është hapur gjithçka në rregull dhe po shohim si po shkon procesi. Qeveria e Kosovës e ka pasë mandatin që të mundësojë që qytetarët që dëshirojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre për largimin e kryetarit paraprakisht, me një të drejt e cila u garantohet përmes Ligjit për Vet Qeverisje Lokale, detyrë e jona ka qenë që të bëjmë këtë”, ka thënë Krasniqi.