Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar fshatin Çabër të Komunës së Zubin Potokut gjatë procesit të votimit për largimin e katër kryetarëve shqiptarë.
Szunyog tha se janë 17 ekipe me rreth 60 persona në terren që po e vëzhgojnë votimin në qendra të ndryshme.
“Shtetet anëtare të BE-së dhe vendet partnere synojnë të fitojnë njohuri në procesin e tërheqjes së kryetarëve të komunave”, tha ai.