Të fundit

​Pa rrymë e duke rrjedhur uji: Kushtet e vështira në qendrën e votimit në Leposaviq

Pa rrymë elektrike, në të ftohtë të madh e duke rrjedhur uji. Kështu po organizohet procesi zgjedhor në një kontejner në Koshtovë të Leposaviqit.

Në këtë qendër votimi kanë të drejtë vote 63 qytetarë. Ndërkaq, deri më tani asnjë qytetar nuk ka shfrytëzuar të drejtën e votës, përfshirë kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemin.

Kryekomisioneri Albert Bekteshi ka treguar se që nga mëngjesi kanë mungesë të rrymës elektrike.

“Gjendja e punës është siç po e shihni edhe vet. Problemet kanë filluar nga ora 7 e mëngjesit kur u hap edhe qendra. Rryma elektrike mungonte, për shkaqe të mungesës së energjisë elektrike edhe kamera nga KQZ nuk mund të hyjë në funksion për shkak të rrymës. Diku në orën 07:30 e sjellën një gjenerator per ta funksionalizuar kamerën nga KQZ, e funksionalizuam dhe për një orë gjeneratori u fik për shkaqe që nuk e dimë as ne. I lajmëruam KKZ në Leposaviq, ende nuk kemi përgjigje”, deklaroi ai.

Ai shtoi se i kanë lajmëruar të gjithë për kushtet e vështira, por nuk kanë ndërmarrë diçka.

“Këto kushte na i cenojnë neve së pari shëndetin, e shihni vet qe është i ftohtë i madh edhe për më tutje KQZ vendos”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci