Deputetja nga radhët e LDK-së Valentina Bunjaku Rexhepi, ka bërë të ditur se ajo bashk me kryetarin e LDK-së Lumir Andixhiku si dhe anëtarë të tjerë gjatë ditës së djeshme kanë qenë në Munih të Gjermanisë.
“Kosova e tyre nuk është si e duan ata dhe ne! Vendi ynë meriton më shumë dhe LDK është shpresa e rikthimit. Njëzëri dhe të entuziazmuar u dakorduam për rikthimin e vërtetë. Bashkëbiseduam dhe u zotuam për angazhim të përbashkët”, shkroi ajo në Facebook.
“Munih falemnderit për mikpritjen e madhe dhe të ngrohtë”, përfundoi Bunjaku.