Të fundit

Përfundon numërimi i votave në 22 komuna, këto janë rezultatet

Dje në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet lokale, ku qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm të 38 komunave.

Pas mbylljes së vendvotimeve, KQZ ka filluar menjëherë me numërimin e votave dhe procesimin e tyre. Deri më tani janë numëruar 99.8 për qind e votave.

Nga 1.885.448 persona, në këto zgjedhje kanë votuar 799.960 qytetarë apo të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar 42.50 për qind e qytetarëve.

KQZ-ja tashmë ka përfunduar numërimin e të gjitha votave në shumicën e komunave. Numërimi i votave ka përfunduar në Deçan, ku sipas rezultatit Bashkim Ramosaj i AAK-së pritet të jetë sërish kryetar i kësaj komune me 65,17% të votave të fituara.

Edhe në Drenas ka përfunduar numërimi i votave, mirëpo kjo komunë pritet të shkoj në balotazh, ku sërish në garë për të parin e kësaj komune do të jenë Ramiz Lladrovci dhe Driton Ajazi.

Komunat tjera ku ka përfunduar numërimi i votave janë Klina, Fushë Kosova, Kamenica, Novovërda, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Shtërpca, Suhareka, Vushtrria, Zubin Potoku, Zveçani, Malisheva, Juniku, Mamusha, Hani i Elezit, Graçanica, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e veriut.

Sipas rezultateve preliminare në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Më poshtë keni rezultatet e preliminare në 22 komunat pas numërimit të 100% të votave:

 

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci