Kryetarin e Aleances për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrin e vendit Albin Kurti, i bëri bashkë një ceromoni përkujtimore e Masakrës së Studimes.
Në këtë ceromoni, Haradinaj, ia ngatërroi emrin Shefit të qeverisë, duke iu referuar atij me emrin Ku’rci, në vend të Kurti.
“E nderuar presidentja Osmani, kryeministër Ku’rci…”, tha Haradinaj.
Në përkthimin e përshtatshëm nga gjuha serbe, fjala Ku’rci përkthehet në gjuhën shqipe si “k**”, që i bie organ gjenital.
Dyshimet se gabimi i tij mund të ketë qenë i qëllimshëm forcohen nga fakti se Haradinaj i thirri me korrektësi, emrat e të gjithë të pranishmëve të tjerë në ceromoni.
Më poshtë mund të ndiqni pamjet: