Të fundit

Xhaka ndjek deri në zhveshtore portierin kundërshtar që provokoi tifozët

Taulant Xhaka ishte edhe njëherë tjetër protagonist në fitoren e Baselit.

Pas fishkëllimës së fundit të pjesës së parë në mes të Baselit dhe Lausanne Outhyt, mesfushori Taulant Xhaka e ka ndjekur me shpejtësi portieri francez Jeremy Vachoux. Portieri i Lausanne Outhyt gjatë hyrjes për në tunelin e stadiumit St. Jakob-Park, provokoi tifozët e Baselit duke duartrokitur, veprim që nuk i pëlqeu Xhakës, i cili ishte i pari që me shpejtësi nga mesi i fushës shkoi në drejtim të portierit francez.

Pas Xhakës me shpejtësi në tunel u futën edhe lojtarët e të dyja ekipeve.

Tifozët e Baselit më pas thirrën në kor emrin e Taulant Xhakës.

Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë. Ai u zëvendësua në minutën e 58-të.

Në vend të Xhakës u inkuadrua Albian Ajeti, i cili shënoi golin e epërsisë për Baselin në minutën e 63-të.

Kliko KËTU për ta parë videon

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci